Web Analytics

Nëna e Ronaldos iu përgjigjet akuzave se po përpiqet ta ndajë Georginan nga futbollisti

Botuar nga: InfoKosova

Dolores Aveiro – nëna e Cristiano Ronaldos – ka reaguar ndaj pretendimeve të një media portugeze se prej disa kohësh po përpiqet të ndajë Georgina Rodriguezin dhe futbollistin legjendar.

Së pari, ajo deklaroi se i ka kontaktuar avokatët, pasi që donte të mbronte reputacionin e familjes së saj.

“Lajmi është publikuar në një gazetë të njohur portugeze, e cila po abuzon me familjen time për qëllime promovimi, ky lajm është i rremë dhe keqdashës”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Averio shtoi se nuk do të lejonte kurrë që një burim joprofesionist të përdorte emrin e saj.

Ajo do të shkojë deri në fund jo vetëm për të mbrojtur veten dhe të dashurit e saj, por edhe për të provuar se gjithçka që është publikuar më parë është krejtësisht e rreme.

“Falënderoj ata që më ndjekin dhe më respektojnë.

Lajme të tilla dhembin dhe i lënë ‘duart të lidhura’ kur bëhet fjalë për gjënë më të shtrenjtë – familjen.

Nipërit e mi lexojnë dhe dëgjojnë gënjeshtrat që po përhapen prandaj nuk do të heq dorë derisa gazetat të vërtetojnë gjithçka që botohet”, përfundoi ajo.

Për të treguar se thashethemet për ndarjen me Georginan nuk janë të vërteta, Cristiano së fundmi ka shpërndarë një fotografi të tyre në Instagram me një mesazh të shkurtër: “Rroftë dashuria”. /Telegrafi/

Të FUNDIT