E mërkurë, 15 Janar, 2025
-2.2 C
Pristina

Njëri prej të plagosurve në rastin Sekiraqa-Capa po trajtohen në Kardiokirurgji, kjo është gjendja e tij

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Njëri prej 5 të plagosurve në konfliktin e armatosur mbrëmë mes dy grupeve, Sekiraqa dhe Gashi të njohur si Capat është duke u trajtuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Detaje për gjendjen e tij shëndetësorë për Insajderin ka dhënë drejtori i kësaj klinike, Shpëtim Shurdhiqi.

Sipas tij gjendje e këtij pacienti është stabile.

“Një pacient është duke u trajtuar tek ne në Kardiokirurgji, fatmirësisht gjendja e tij është stabile – nuk ka nevojë për intervenim kardiokirurgjik, kështu që është nën përcjellje dhe po e shohim tutje”, tha shkurt ai për Insajderin.

Nga këto të shtëna me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe siç mëson Insajderi një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

PROMO

Nga Rubrika