Web Analytics

Nuk ishte tradhtia? Zbulohen arsyet që çuan drejt divorcit Elia Zaharian dhe Princ Lekën

Botuar nga: InfoKosova

Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka.

Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc te tre arsye.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tre arsyet e forta të divorcit të çiftit.

Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak.

Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthej atë të vajzërisë, Zaharia./Topchannel/

Të FUNDIT