Web Analytics
E diel, 4 Qershor, 2023

Organizoi dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, Armand Peza: Kam bërë një faj…

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Armand Peza.

Peza realizoi në tërësi organizimin e dasmës dhe sigurisht fustanin e Kiarës, si ishte e gjithë kjo ndjesi për të:

“Një dasmë e bukur, je në trysni kohe sepse nuk të japin orientime, vetëm javën e fundit u vendos pasi u mor miratimi i Luizit dhe Kiarës.

U bën gjërat shumë shpejt, brenda një jave u realizua i gjithë ai event.

Erdhi bukur edhe në brendësi, protagonistët sigurisht e shijuan, ne mbetem të kënaqur, morëm komplimenta dhe falënderime, Elvana ishte qershi mbi tortë, ishte atmosfera”.

Detaji i personalizuar në vellon e Kiarës?

”Ishte diçka e personalizuar, ne së fundmi po e fusim si trend, ky ishte rasti më i mirë për ta lançuar.

Ato që e personalizojnë eventin janë pikërisht këto detaje sepse kjo vello paloset, futet në sirtar dhe u tregohet fëmijëve në të ardhmen.

Kam bërë një faj që do ta rrëfej tani, kam fjetur, më ka zënë gjumi në 3 Prime.

Të nesërmen njerëzit kërkonin konfirmim, mendonin se unë dija çdo gjë aty brenda.

Unë merresha me eventet në prapaskenë të “BBV” por kjo nuk më bën mua të brendshëm, ne lajmëroheshim në momentet e fundit dhe organizimi ishte shumë i vështirë.

Nuk dije të jepje përgjigje” ka thene ai./Top Channel/

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
999NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu