Web Analytics

Pas ‘goditjes’ ndaj produksionit të BBVA 3, Olsi bën veprimin e papritur

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmjen e djeshme Olsi Bylyku ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Instagram për rrugëtimin e tij të shkurtër në Big Brother.

Olsi deklaroi se ai nuk mund të dilte përtej vetes së vetë përtej pritshmërive që sipas tij produksioni kishte.

Në shkrimin e tij, Olsi rendit disa arsye se përse ai nuk ka nevojë për Big Brother si format, ndërsa mes rreshtash lexohen kunjat ndaj produksionit dhe televizionit.

“Eh sa herë jam menduar të flas, të mos flas po më mirë të flas sepse në jetë nga prinderit dhe fusha që zgjodha mësova se më e rëndësishme se çdo gjë në jetë është përgjegjësia, ndaj unë mendoj që kam peshën ndoshta më të madhe nga çdo konkurent tjetër që hyri në atë show, përgjegjësinë ndaj jush sepse ju, ju kisha & ju kam pa BIG!”.

Menjëherë pas kësaj Olsi ka bërë një tjetër veprim, duke hequr nga lista e personave që ndiqte çdo njeri, duke e lënë opsionin “following” me zero.

Shiko foton:

Të FUNDIT