Pas largimit të Olechkës, Jona zbulon ndjenjat e Fuegos në Big Brother VIP Kosova 5

Pas largimit të Olechkës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 5, marrëdhënia mes Fuegos dhe Jonës duket se ka hyrë në një fazë të re.

Në një bisedë të sinqertë në dhomën e rrëfimit, Jona zbuloi se Fuego i ka shprehur ndjenjat e tij për të, duke i dhënë një kthesë të papritur dinamikës së tyre.

Ajo theksoi se interesimi i Fuegos për të kishte filluar që në ditët e para të qëndrimit të tij në shtëpi, por më vonë ai u afrua me Olechkën, duke e lënë Jonën në hije për një kohë.

“Fuego ma ka shpreh pak a shumë pëlqimin ndaj meje. U kanë pak edhe prej javës së parë, ditëve në fillim, në mënyrë indirekte. Tani u patëm distancu, tani u kanë me Olechkën, tash ma ka shpreh pëlqimin”, ka deklaruar Jona, duke e bërë situatën më interesante.

Ajo e pranoi se ndjenjat e Fuegos nuk e pengojnë dhe se e sheh si të drejtë që ai të shprehë ndjenjat e tij, pavarësisht situatës së tanishme.

“Njëherë jena fine, e tash e mas e kqyrim çka po ndodh”, përfundoi Jona, duke lënë hapësirë për spekulime mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Nga Rubrika