E hënë, 7 Korrik, 2025
30.3 C
Pristina

Pasi doli nga Big-u, Vesa tregon a është penduar për deklaratat për ish të fejuarin dhe familjen e tij

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Vesa Vllasaliu ka pak kohë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-banorja bëri disa rrëfime tronditëse në lidhje me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo në këtë mes ndau edhe disa detaje se si shoqja e ngushtë ia mori burrin, ndërkohë që dinte gjithçka për marrëdhënien e saj, madje e kishte caktuar ditën e dasmës.

E pyetur në “Big Talk” nëse është pishman për deklaratat që bëri në BBVK, ajo ishte e prerë në përgjigje.

“Aspak” u shpreh Vllasaliu.

Vesa gjithashtu tha se nuk është pishman edhe për përfshirjen e personave të tjerë, siç e përmendi të vëllanë e Mërgimit.

E njëjta tha që vëllai i tij i kishte shkruar dhe se e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.

Vesa mes tjerash theksoi se do t’i lë anash të gjitha këto, për të vazhduar jetën e planet që ka. /Telegrafi/

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika