E martë, 8 Tetor, 2024
19.7 C
Pristina

Pasi i mori kujdestarinë e vajzës, Fero e ‘sfidon’ ish gruan Arbenitën edhe në këtë gjë

Fero, ish-reperi shqiptar i njohur për stilin e tij të veçantë dhe hitet që kanë bërë jehonë, po kalon një periudhë interesante në jetën e tij personale dhe profesionale.

Pas ndarjes nga ish-gruaja e tij, Arbenita Ismajli, ai ka marrë kujdestarinë e vajzës së tyre, Nines, një vendim që tregon angazhimin e tij si baba.

Megjithatë, Fero nuk është ndalur vetëm në sfidat familjare.

Së fundmi ka filluar të publikojë foto e video në të cilat reklamojnë rroba, duke e përqendruar vëmendjen te aspekti i tij si model.

Ky rikthim në skenë si model duket se është një mënyrë për të sfiduar ish-gruan e tij, e cila është një modele e njohur në industrinë e modës.

Ky veprim ka shkaktuar shumë reagime nga publiku dhe fansat, të cilët janë të interesuar të dinë se si po e menaxhon Fero këtë situatë. /InfoKosova/

Shiko videon:

Nga Rubrika