Web Analytics

Pasi iu zbulua lidhja me Olsin, gazetarja merr vendimin e papritur!

Botuar nga: InfoKosova

Pak kohë më parë u bë publike romanca e Olsi Bylykut me gazetaren Denada Lura, për të cilët u tha se ishin në lidhje dashurie prej më shumë se 4muajsh.

Kjo u zbulua nga burime pranë dyshes, e më pas nga një foto e Olsit dhe Denadës ku të dy mbanin veshur të njëjtën bluzë.

Gjithashtu, pak pas kësaj u vu re se gazetarja ndiqte në rrjetet sociale jo vetëm Olsi Bylykun, por edhe familjen e tij (nënën dhe motrën).

Mirëpo e gjithë kjo ndodhi në një kohë ku dukej se Olsi ishte ende duke bërë projekte muzikore si dedikime për ish-in e tij, Egli Tako dhe menjëherë pas lajmit të lidhjes së re të Olsi Bylykut me Denadën, e gjithë vëmendja ra mbi gazetaren.

Duket se e gjithë kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Denadës, e cila ka marrë një vendim të papritur.

Gazetarja ka vendosur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram duke u shkëputur kështu nga e gjithë vëmendja mediatike kundrejt saj.

Shiko foton:

Të FUNDIT