Web Analytics

Pasi konfirmuan se po bëhen prindër, Luizi na tregon edhe për nepsin e Kiarës gjatë kësaj kohe

Botuar nga: InfoKosova

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli e konfirmuan dje: Ata po bëhen prindër për herë të parë.

Nëpërmjet një videoklipi dhe një kënge, çifti ndau me ndjekësit lajmin dhe në rrjet vërshuan urimet.

Për të falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet e përzemërta, Kiara dhe Luizi zhvilluan mbrëmë një video live ku bashkëbiseduan me fansat e tyre.

Ata treguan se janë në qiellin e shtatë nga lumturia, ndërsa pranuan se e kishin “fshehur” lajmin, pasi dëshironin ta sillnin në mënyrë speciale.

Që prej nisjes së pritjes së ëmbël, Kiara ka vënë re disa detaje ‘të çuditshme’ tek vetja.

Mbrëmë ajo ka treguar se dikur nuk i preferonte aspak ëmbëlsirat, ndërsa tashmë janë ushqimi numër 1 për të cilin ka më tepër neps.

Sidomos tashmë që nisi sezoni i panetoneve, të cilat i konsumon çdo ditë.

Luizi nga ana tjetër bënte shaka, duke e këshilluar ‘të mbajë dorën’ me shpenzimet.

Shiko videon:

@dedikim1

ejllat teamluki bigbrother forypage meluizin explore luizejlli kiaratito luizkiara fyp luki ejllat nekuaderteluizit

♬ original sound – Me ty❤😍

 

Të FUNDIT