Për herë të parë Dafina Zeqiri tregon se si u njoh me partnerin e saj Kreshnikun

Dafina Zeqiri ka zbuluar një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj personale, duke treguar për herë të parë se si u njoh me partnerin e saj, Kreshnikun.

Në një intervistë të ndjeshme për programin ‘E diela jonë’ në RTSH, Dafina foli për jetën e saj, duke prekur edhe aspektet më personale të saj.

Ajo rrëfeu se Kreshniku ishte një mik i ngushtë për rreth 15 vjet, një person që ishte gjithmonë aty për të edhe në momentet më të vështira.

“Kreshniku ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam thirrur në telefon edhe kur kam qenë në momente të vështira emocionale. Nuk e kam ditur që ka një pëlqim ndaj meje. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës”, tregoi Dafina me emocion.

Për të dy, ndërthurrja nga miqtë në partnerë romantikë ishte një hap i rëndësishëm. Ajo tha se kur filluan të lidheshin si çift, e kuptuan se do të krijojnë familje bashkë.

Për sa i përket lajmeve të shtatzënisë, Dafina shprehu gatishmërinë e tyre për të përjetuar këtë përvojë, duke theksuar se ata janë të përgatitur për të krijuar një familje të re dhe të lumturuar.

Nga Rubrika