Web Analytics

Për katër muaj 91 mjekë ikën nga Kosova

Botuar nga: InfoKosova

Numri i mjekëve të cilët po largohen nga Kosova po rritet. Vetëm gjatë katër muajve të këtij viti, 91 mjekë kanë kërkuar certifikatat profesionale, të cilat u duhen për lidhje të kontratave në vendet jashtë Kosovës. Shifra këto të cilat i ka konfirmuar për “IndeksOnline”, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu.

“Gjatë këtyre katër muajve, janë 91 koleg mjekë, të cilët kanë kërkuar certifikata etiko- profesionale, dokument ky i cili u duhet për lidhje të kontratave me institucione shëndetësore në Gjermani por dhe në të gjitha shtetet e BE-së.

Nga ky numër prej 91 , disa vetëm janë larguar, disa janë në fazën përfundimtare të vizave, disa në fazën e kontraktimit. Përgjithësi janë 91 mjek që i kanë plotësuar dokumentet për largim, apo janë larguar”, tha ai.

E liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas tij do të ndikojë në rritjen e numrit të mjekëve, të cilët do ta lëshojnë Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim një rritje të ndjeshme të numrit të mjekëve, të cilët do të largohen nga Kosova.

Gjithnjë flas për koleget e rinj, të cilët do ta kenë shumë me lehtë kontaktin me punëdhënësit dhe se kjo i përshpejton procedurat, njëkohësisht dhe lehtëson ato.

Nëse llogariten ky trend në këtë fillim vit dhe atë të vitit të kaluar, presim që mbi 250 deri në 270 mjek të largohen gjatë këtij viti”, tha ai.

Sejdiu thotë se mjekët të cilët po largohen çdo ditë nga Kosova janë kryesisht specializant të ri, e të papunë.

Të FUNDIT