Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për subjektet politike në tërë territorin e vendit.
Deri tani nga përditësimet e fundit (ora 11:07), sipas KQZ-së janë procesuar rezultatet e 90.13% të votave nga 2 mijë e 283 vendvotime, ku kanë mbetur pa u procesuar rezultatet edhe nga 250 vendvotime tjera.
Si rezultat i kësaj në disa komuna tashmë ka përfunduar numërimi i votave në të gjitha vendvotimet.
Komuna e Drenasit
Drenasi është komuna e parë që ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për subjektet politike. Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në këtë komunë PDK ka dalë fituese me 74.62% apo 19 mijë 014 vota në total.
E dyta renditet LVV me 17.02% apo 4 mijë e 382 vota. E treta është LDK me 3.05% apo 776 vota. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2.85% apo 727 vota.
Komuna e Kamenicës
Numërimi i votave ka përfunduar edhe në komunën e Kamenicës. Sipas rezultateve LVV është e para me 52.72% apo 7 mijë e 465 vota. E dyta renditet PDK me 15.47% apo 2 mijë e 191 vota.
Në vendin e tretë është LDK me 13.33% apo 1 mijë e 888 vota dhe e katërta është AAK-Nisma me 6.79% apo 962 vota.
Komuna e Obiliqit
Votat janë numëruar të gjitha edhe në Obiliq. Sipas rezultateve të KQZ-së në këtë komunë, LVV renditet e para me 48.61% apo 6 mijë e 278 vota, e dyta është LDK me 23.23% apo 3 mijë vota. E treta është PDK me 12.48% apo 1 mijë e 612 vota dhe e katërta është Lista Serbe 8.69% apo 1 mijë e 122 vota.
Komuna e Malishevë
100% e votave janë numëruar edhe në Malishevë. Në këtë komunë e para ka dal AAK-Nisma me 37.75% apo 8 mijë e 100 vota. Në vendin e dytë është LVV me 26.30% apo 5 mijë e 644 vota, e treta është PDK me 21.15% apo 4 mijë e 538 vota dhe LDK e katërta me 12.51% apo 2 mijë e 684 vota.
Komuna e Junikut
Në Junik nga numërimi i 100% të votave, AAK-Nisma është e para me 37.27% apo 650 vota, e dyta LDK me 28.96% apo 505 vota, e treta LVV me 24.03% apo 419 vota dhe e katërta PDK me 8.08% apo 141 vota.
Komuna e Mamushës
Në Mamushë nga përfundimi i numërimit të votave, Kosova Demokratik Turk Partisi ka dalë e para me 58.46% apo 1 mijë e 116 vota. E dyta është Kosova Adalet Turk Partisi me 22.73% apo 434 vota, e treta renditet LVV me 9.01% apo 172 vota dhe e katërta PDK me 3.40% apo 65 vota.
Komuna e Zveçanit
Të gjitha votat janë numëruar edhe në disa prej komunave me shumicë serbe. Nga rezultatet e publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në Zveçan partia e parë ka dal Lista Serbe me 74.92% apo 2 mijë e 876 vota, e dyta është Srpska Demokratija me 13.15% apo 505 vota.
E treta në këtë komunë është LVV me 3.26% apo 125 vota dhe e katërta Srpski narodnik pokret 2.71% apo 104 vota.
Komuna e Ranillugut
Në Ranillug e para është Lista Serbe me 83.70% apo 2 mijë e 183 vota, e dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 8.59% apo 224 vota, e treta është Srpski narodnik pokret me 2.76% apo 72 vota dhe e katërta është Srpska Demokratija me 2.155 apo 56 vota.
Komuna e Parteshit
Edhe në Partesh nga përfundimi i numërimit të votave, partia e parë është Lista Serbe me 89.16% apo 1 mijë e 744 vota, e dyta dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 4.40% apo 86 vota.
Në vendin e tretë është Srpski narodnik pokret 3.32% apo 65 vota dhe e katërta Srpska Demokratija me 1.43% apo 28 vota.
Komuna e Kllokotit
Në Kllokot e para ka dal Lista Serbe me 48.87% apo 864 vota, e dyta është LVV me 18.83% apo 333 vota, e treta LDK me 7.58% apo 134 vota dhe PDK e katërta me 6.56% apo 116 vota. /Telegrafi/