E enjte, 26 Dhjetor, 2024
0.3 C
Pristina

Policia e Kosovës u shpërndan ushqim familjeve serbe në Banjskë (Foto)

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës u ka shpërndarë pako ushqimore familjeve serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen banorët serbë duke pranuar pakot ushqimore.

Në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndodhën sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti si dhe u lëndua një tjetër.

Pas kësaj Policia e Kosovës reagoi duke kërkuar nga terroristët të dorëzohen, ata refuzuan të dorëzohen duke vazhduar sulmet me armë ndaj policisë.

Nga gjuajtjet me armë zjarri, tre  terroristë u vranë, dy janë arrestuar, dhe katër persona tjerë janë arrestuar për përfshirje.

Lidhur me sulmet terroriste, Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Zveçan, të cilat u publikuan gjatë ditës së hënë. /Telegrafi/

Shiko fotot:

PROMO

Nga Rubrika