Web Analytics

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi

Botuar nga: InfoKosova

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor, që ka ndodhur më 06.06.2023, në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT