E shtunë, 4 Janar, 2025
-0.3 C
Pristina

Pse infeksionet urinare godasin më fort femrat: Zbuloni arsyet dhe simptomat

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Të shpeshta janë rastet kur përballemi me infeksionet urinare, dhe të shumtën e rasteve ndjejmë një bezdi në trupin tonë.

Urologu Fahredin Veselaj ka deklaruar se infeksionet urinare janë shumë më të shpeshta tek femrat, sidomos në grupmoshën nga 18 deri në 45 vjeçare. Ky informacion tregon një shqetësim të rëndësishëm për shëndetin e grave, duke sugjeruar se është e nevojshme të bëhet një përkushtim më serioz në informimin dhe edukimin e femrave rreth këtij problemi shëndetësor.

Gjatë një intervistë në podcastin e Telegrafit, “Shëndeti në rend të parë” me Besnike Salihun, doktori Veselaj përmendi disa faktorë të rëndësishëm që kontribuojnë në shfaqjen e infeksioneve urinare tek femrat. Ai shpjegoi se kanali urinar tek femrat është më i shkurtër, duke e bërë atë më të prirur ndaj infeksioneve.

Duke reflektuar mbi periudhat e menstruacioneve, Veselaj theksoi se ndjeshmëria e rritur në këtë kohë e bën femrën më të vulnerabël ndaj infeksioneve. Ai gjithashtu theksoi se aktiviteti i marrdhenieve përdor shumë energji dhe mund të kontribuojë në infeksione të tilla për shkak të mikroorganizmave që mund të futen gjatë marrëdhënieve.

Përveç faktorit anatomik, një rol të madh luan edhe konsumimi i pamjaftueshëm i lëngjeve dhe ujit. Urologu evidentoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që femrat të qëndrojnë të hidratuara për të reduktuar rrezikun e infeksioneve urinare. Mungesa e lëngjeve ndikon në një prodhim të ulët të urinës, e cila ndihmon në eliminimin e baktereve nga traktimi urinar.

Veselaj gjithashtu përmendi se qëndrimi në ambiente të ftohta, siç janë pishinat dhe plazhet gjatë verës, gjithashtu mund të ndikojë negativisht në shëndetin e fëmrave. Temperatura e ulët në këto hapësira ndalon qarkullimin e gjakut dhe e çon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve.

Faktorët e tjerë që rrisin rrezikun për infeksione urinare përfshijnë kapsllëkun dhe sëmundjet gjinekologjike. Kapsllëku mund të shkaktojë një bllokim të qarkullimit dhe shfaqjen e infeksioneve. Në të njëjtën kohë, problemet gjinekologjike si inflamacionet e organeve riprodhuese gjithashtu mund të zvogëlojnë mbrojtjen natyrale dhe të lejojnë zhvillimin e baktereve.

Veselaj thekson se simptomat e infeksioneve urinare janë të qarta: urinimi i shpeshtë, urinimi me gja dhe dhimbja në pjesën e poshtme të barkut. Këto janë shqetësime të rëndësishme që nuk duhet të injorohen, pasi trajtimi i hershëm mund të parandalojë komplikime të mëtejshme shëndetësore dhe problemet kronike.

Për të përmirësuar shëndetin urinar dhe për të reduktuar rrezikun e infeksioneve, mjekët rekomandojnë mënyra të ndryshme për kujdesin e shëndetit. Këto përfshijnë konsumimin e ujit të mjaftueshëm, praktikimin e higjienës së duhur dhe planifikimin e kontrollit të rregullt mjekësor. Edukimi dhe ndarja e informacionit janë të domosdoshme për të ndihmuar femrat që të menaxhojnë më mirë shëndetin e tyre.

PROMO

Nga Rubrika