E martë, 8 Tetor, 2024
16.9 C
Pristina

Pse rrjeti po mendon që ka qenë Romeo ai i cila i ka dhënë fund lidhjes me Heidin?

Në puntatën e parë të emisionit “Goca & Gra”, Heidi Baci shprehu mendimet e saj për brezin e ri dhe mënyrën se si ky brez po i qaset lidhjeve romantike.

Ajo theksoi një fenomen shqetësues: “Ne jemi një brez që heqim dorë shumë shpejt dhe lehtë nga lidhjet dhe angazhimet.”

Kjo deklaratë ka bërë jehonë në rrjetet sociale, duke nxitur debate të ashpra dhe reflektim mbi natyrën e marrëdhënieve në epokën moderne.

Heidi e cilësoi këtë tendencë si një të vërtetë të hidhur. “Nuk bën asnjëri asnjë pikë sakrifice për të rregulluar gjërat. Në kohët e kaluara ishin mësuar njerëzit t’i rregullonin gjërat, të rrinin. Ne nuk rrimë më,” tha ajo.

Këto fjalë, përveç se ndjekin zhvillimet personale të saj, pasqyrojnë një problem më të gjerë: një kulturë që duket se e vlerëson lehtësinë dhe shpejtësinë mbi angazhimin dhe përkushtimin afatgjatë.

Deklarata e Heidit vjen pas lajmeve për përfundimin e lidhjes së saj me Romeon megjithese ata nuk kane larguar fotot bashke ne instagram madje nuk kane folur asnjehere me per marredhenien e tyre.

Nga Rubrika