Moderatorja e njohur Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë nga pushimet e saj, ku ajo shihet duke shijuar pushimet me tezen dhe shoqet e saj.
Në foton e fundit të postuar në Instagram Story, Kiara duket në humor të shkëlqyer, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur, ndërsa po kalon një mbrëmje të këndshme në një resort luksoz.
E veshur me një fustan të bardhë elegant dhe me buzëqeshjen karakteristike në fytyrë, Kiara reflekton qetësi dhe lumturi.
Pavarësisht se Luizi, partneri i saj, ndodhet në shtëpi, duket se moderatorja ka vendosur të shijojë disa momente relaksi dhe argëtimi me rrethin e saj të ngushtë, duke e bërë verën të paharrueshme.
Fotografia ka tërhequr shumë vëmendje, me ndjekësit që kanë komentuar për stilin dhe elegancën e Kiarës, si dhe për lidhjen e fortë që ajo ka me tezen dhe shoqet e saj. Duket se edhe në mungesë të Luizit, Kiara po arrin të ruajë një ekuilibër të shkëlqyer mes jetës profesionale dhe personale, duke ndarë momente të veçanta me të afërmit e saj.
Pushimet e Kiarës vijnë pasi se pari pushimet i kaloi me Luizin dhe vajzen e tyre Lunen, dhe kjo periudhë relaksi duket të jetë e merituar për moderatoren që gjithmonë di si të shkëlqejë në çdo aspekt të jetës së saj./InfoKosova/
Shiko foton: