Web Analytics

Që ditën e parë pas daljes nga shtëpia, Luizit i del në shesh gënjeshtra e madhe?

Botuar nga: InfoKosova

Ashtu siç edhe e kishte deklaruar, Luiz Ejlli, i cili u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, menjëherë me të zbardhur dita ka udhëtuar drejt vendlindjes së tij Shkodrës, për të takuar të familjarët e tij si dhe të vizitojë varrin e të atit, të cilit ia dedikojë këtë triumf.

Nga video shikohet Luizi i cili zbret nga një makinë për të takuar shokët dhe dashamirësit e tij, të cilët e mbështetën jashtëzakonisht shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shtëpi ka thënë se jashtë nuk ka pasuri dhe se ka një veturë dhe ajo eshte pasuria e vetme me e madhe qe ka Golf 5.

Por, sot që në ditën e parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ai u pa me një veturë super-lukzore.

Mos vallë, Luizi u demaskua me të dalë nga ajo shtëpi?

Të FUNDIT