E diel, 1 Shtator, 2024
19 C
Pristina

Reagon ish i dashuri i Rina Balaj pasi e rrahën sa ishte live në TikTok

Reperi shqiptar Sin Boy është sulmuar nga disa persona të veshur me të zeza teksa ka qenë duke lyer flokët në një parukeri në Athinë.

Ai ka qenë live në profilin e tij në TikTok kur një burrë i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar me maskë e ka goditur fort. Sin Boy duket në video teksa shembet nga karrigia i tronditur.

Më pas në sallon hyjnë disa burra të tjerë të veshur me maska dhe e qëllojnë me grushta dhe shkelma.

Punonjëset e sallonit hyjnë për t’i ndarë por ata e rrahin reperin pareshtur.

Teksa këto pamje kanë bërë bujë dhe shumë fansa janë shqetësuar për mirëqenine fizike, reperi ka reaguar me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një selfie të tijën ku shkruan në greqisht, “më bukur se kurrë”, duke lënë të kuptohet se ai është mirë.

Shihni më poshtë postimin e tij të plotë në Instagram.

Shiko foton:

Nga Rubrika