I ftuar në “Fun Club”, Jetmiri, menaxheri i Bardhit ka komentuar marrëdhënien e tij me Sara Gjordenin në BBVA.
Çifti që një kohë kanë nisur një lidhje romantike, por duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë, pasi dyshja kanë vendosur të distancohen, pas shumë debatesh.
Theksohet gjatë emisionit se çifti nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrejte sociale që për ditët e sotme është një tregues i madh i një marrëdhënie të ‘showbizz’-it.
Jetmiri, i cili menaxhon rrjetet sociale të reperit i ftuar në “FunClub” tha se që nuk i dukej e arsyeshme t’i bëjë ‘follow’ pasi Sara kërkon ndarje çdo javë.
“Rrjetet sociale te Bardhit, karrierën e tij, pasëordin, të gjitha i menaxhoj unë. Ata janë aty brenda, ju e shikoni se çfarë ndodh, çdo javë ajo kërkon ndarje.” – shprehet Jetmiri.
“Është i vetmi artist, e di edhe publiku, që ka bërë “boom’ në muzikë pa bërë asnjë skandal, dhe asnjë tekst nuk e ka me fjalë banale” – deklaron më tutje menaxheri i tij. /Telegrafi/
Shiko videon: