Web Analytics

Reagon për herë të parë Elia Zaharia pas përplasjes me Princ Lekën

Botuar nga: InfoKosova

Elia Zaharia ka reagur pas peticionit të 144 aktorëve e regjisorëve që kërkuan “me urgjencë reagimin e AMA-s, institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin” e videos ku shihet konflikti që Zaharia ka pasur me ish-bashkëshortin, Princ Leka.

Aktorja ka thënë se është mirënjohëse për “mbështetjen dhe kurajon” që ka marrë ditëve të fundit.

Zaharia ka thënë se është përulësisht mirënjohëse të gjitha artistëve që kanë nisur peticionin.

“Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time!

Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, ka shkruar Zaharia në Facebook.

Të FUNDIT