Web Analytics

Sara e tronditur, reagon pas komenteve për abortin

Botuar nga: InfoKosova

Sara Gjordeni gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 3 ka zbuluar se para disa muajve kishte humbur një fëmijë.

Ajo i është rikthyer kësaj teme së fundmi në ‘Fan Club’, pasi u pyet edhe nga opinionistët.

“Nuk kam bërë abort me dëshirë, ka qenë natyrale. Nuk doja të flisja sepse e pashë që Bardhi ishte shumë i lënduar nga kjo gjë. Pse nuk zgjodha të flas për abortin.

Unë e para kisha hyrë si Sara. Në momentin që ne kemi rrëfyer sekretet tona, vura re që në dhomë ishin futur vetëm vajza. Dhe thashë që kjo gjë do të diskutohet në mes të vajzave. Nuk doja të bëja viktimën. Bardhi ishte i prekur”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Gjëja e cila më ka shpifur kur unë kam dalë që kam dëgjuar ka qenë që, si mund të rri Bardhi me një femër të tillë e cila heq një fëmijë çdo muaj, turp t’i vijë. Këto komente i kam parë nga femrat.

Fëmija ka qenë shumë i planifikuar, shumë i dashur nga të dyja palët, kam qenë në një marrëdhënie shumë të rregullt, ka ardhur nga Zoti, ka ardhur nga problemet e mia shëndetësore të cilat ishin të lidhura me shqetësimin mbi diçka tjetër që po më ndodhte në familje”.

Sara thekson tutje se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë, pavarësisht se tani është 28 vjeçe.

“Nuk kam shkuar unë ta bëjë këtë, nuk do ta bëja kurrë”.

Bukuroshja në shtëpinë e famshme nisi një lidhje dashurie me reperin Bardhi.

Shiko videon:

Të FUNDIT