E diel, 24 Nëntor, 2024
-2.8 C
Pristina

Rita Ora mahnit njerëzit në rrugë me veshjen që ia thekson format trupore

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Rita Ora duket në top formë pas mbarimit të një seance të suksesshme stërvitjeje në palestër.

Ajo ka shkuar në palestër thuajse çdo ditë që kur arriti në Sydney përpara paraqitjes së saj në spektaklin “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora, 32 vjeçe, tregoi frytet e punës së saj ndërsa po shkonte në një seancë tjetër djersitjeje në Darlinghurst të enjten, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ekspozoi barkun e saj me muskuj, me një veshje sportive shumë të dukshme me ngjyrë ulliri.

Ajo e përfundoi veshjen e saj me një pallto të zezë të qepur, çorape të kuqe me atlete dhe një palë syze dielli drejtkëndëshe.

Ylli me prejardhje shqiptare i kishte lidhur flokët e saj bionde, gjersa kishte aplikuar pak makijazh në fytyrë.

Rita gjithashtu i pëlqen ushtrimet e ‘Pilates’ dhe ka ndjekur disa klasa ushtrimi që kur mbërriti në Australi.

Përmes fotografive dhe videove, ajo ndan me ndjekësit e saj në Instagram momente nga stërvitjet e saj rraskapitëse në palestër.

Rita së fundmi detajoi se si ajo ka lidhur trupin dhe mendjen e saj së bashku me një video që e tregon atë në një klasën e ushtrimeve duke bërë ‘Reformer Pilates’ dhe një fotografi tjetër në të cilën ajo shijonte një koktej me barkun e saj të vënë në pah.

Ajo së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj, regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

Ajo tha në një intervistë të fundit për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë dhe të gjithë janë të ndryshëm.

Dhe për mua – mendoj se puna ime është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private ceremoninë sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”. /Telegrafi/

Nga Rubrika