E martë, 4 Mars, 2025
-2.1 C
Pristina

Rozana del nga kontrolla, konflikti me Gertën – reagojnë familjarët e saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Që nga fillimi Rozana Radi dhe Gerta Gixhari ishin si dy aleate më të forta brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Mbrëmë debati i tyre degradoi teksa nuk munguan as prekjet mes dyshes.

Rozana del nga kontrolla ku shihet e ashpër dhe nuk mungoi reagimi i familjareve të Gertës.

“Në një shoqëri që promovon vlerat e respektit dhe barazisë, është e papranueshme çdo formë e dhunës verbale, psikologjike apo fizike. Kohët e fundit, kemi parë sesi Gerta Gixhari është përballur me sulme të ashpra, fjalë fyese dhe tentativa për të ulur imazhin e saj, madje edhe duke përfshirë familjen e saj.

Gerta ka treguar forcë, durim dhe dinjitet përballë këtyre situatave, dhe askush nuk duhet të jetë objekt i sulmeve personale apo të bëhet pre e presionit publik. Është koha që të reflektojmë si shoqëri dhe të promovojmë dialogun e shëndetshëm, pa cenuar integritetin dhe të drejtat e askujt.

Le të zgjedhim respektin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit, në vend të gjykimeve dhe fyerjeve” ishin fjalët e tyre.

PROMO

Nga Rubrika