Dy studime të reja të publikuara këtë vit zbulojnë një lidhje të frikshme midis tensionit të lartë të gjakut dhe rrezikut për sëmundjet e zemrës te individët nën 40 vjeç.
Studimi i parë, i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, analizoi të dhënat e 4,800 individëve dhe arriti në përfundimin se njerëzit që ndjejnë tension të lartë përpara moshës 40 vjeçare rrezikojnë të kenë sëmundje të zemrës dhe ishemi në një përqindje shqetësuese. Ky rrezik është trefishuar gjatë dy dekadave të ardhshme.
Një analizë e dytë, zhvilluar në Korenë e Jugut, u bazua në të dhënat e 2.5 milion njerëzve për një periudhë 10-vjeçare, duke zbuluar një panoramë të ngjashme. Studimi ilustron se gratë që vuajnë nga tensioni i lartë para të dyzetave janë 76% më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia, ndërsa rreziku për burrat arrin deri në 85%.
Shkencëtarët theksojnë se rritja e tensionit të gjakut përpara kësaj moshe është një faktor që nxit atakun në zemër. Mekanizmat e dëmshëm që aktivizohen nga tensioni i lartë përfshijnë ngurtësimin e enëve të gjakut dhe pengimin e qarkullimit të shëndetshëm të gjakut, duke çuar në dëmtimin e zemrës dhe arterieve.
Një problem i madh është se tensioni i lartë shpesh nuk shfaq simptoma të dukshme, duke bërë që shumë individë të mos e kuptojnë rrezikun deri në momente kritike. Pra, është e domosdoshme të kuptojmë se tensioni i lartë është një problem që mund të prekë të rinjtë, dhe kontrollet e rregullta janë thelbësore për shmangien e pasojave të rënda shëndetësore.
Për të parandaluar problemet kardiovaskulare, disa faktorë të tjerë rreziku si mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit në gjak dhe duhanpirja duhet gjithashtu të merren parasysh. Këta faktorë, në kombinim me tensionin e lartë, ngurtësojnë enët e gjakut dhe nxisin bllokimin e tyre, duke rritur ndjeshëm mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Marja e masave paraprake është thelbësore. Rekomandohet të kemi një kujdes të vazhdueshëm për kontrollin e tensionit të gjakut, ndjekjen e këshillave nga profesionistët e shëndetësisë dhe adoptimin e një rregjimi të duhur ushqimor për të mbajtur nivelet e tensionit brenda kufijve të shëndetshëm.
Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut? Tensioni i gjakut matet në milimetra merkur (mmHg). Vlera e parë përfaqëson tensionin sistolik, ndërsa e dyta tensionin diastolik. Një vlerë ndërmjet 90/60 dhe 120/80 konsiderohet ideale, kurse çdo vlerë mbi 140/90 klasifikohet si hipertension.
Një vlerë alarmante ndihet kur tensioni arrin mbi 180/110, për të cilin është e domosdoshme të kërkohet ndihma mjekësore menjëherë. Kontrollet e rregullta dhe ndryshimet në stilin e jetesës mund të bëjnë një ndryshim të madh në ruajtjen e shëndetit kardiovaskular në të ardhmen. Ndaj, është koha të veprojmë për të siguruar shëndetin tonë dhe për të mbrojtur veten nga rreziqet e tensionit të lartë