E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Sara e Big Brother paska qenë e lidhur disa vite me artistin e njohur nga Kosova!

Gjatë një bisede të zhvilluar me aktorin Olsi Bylyku, banorja Sara Gjordeni, ka rrëfyer lidhur me ish partnerin.

Olsi e pyeti Sarën se si e mendon jetën me Bardhin, me të cilin ka shprehur pëlqim brenda këtij reality shou, ndërsa Sara tha se e ka një eksperiencë me një artist nga Kosova.

Ndonëse nuk dha më shumë detaje, bukuroshja shqiptare shtoi se ka qenë në lidhje me një artist të suksesshëm.

Olsi: O zemra, po si e ke mendu jetën tënde me Bardhin, e kam seriozisht?Si e mendon lidhjen me një artist.

Sara: Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm.

Olsi: I Shqipërisë apo i Kosovës.

Sara: I Kosovës.

Olsi: Si ishte jeta.

Sara: Shumë e qetë. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim. /Telegrafi/

Shiko videon:

Nga Rubrika