E shtunë, 5 Tetor, 2024
15.2 C
Pristina

Sara konfirmon ribashkimin me Ledrin? Bën veprimin e papritur në rrjete sociale

Pas gjithë bujës në rrjet, duket se Sara dhe Ledri kanë vendosur t’i japin marrëdhënies së tyre një shans të dytë, ose të paktën kështu na duket ne.

Ka qenë Sara ajo e cila ka rikthyer të gjitha fotot me Ledrin në profilin e saj, foto të cilat ishin arkivuar dhe fshehur nga Instagrami, gjatë periudhës së tyre të ndarjes.

Kujtojmë se Sara dhe Ledri është një nga çiftet me të përmendura kohës së fundit në mediat rozë.

Çdo lëvizje e tyre ndiqet me vëmendje të madhe nga fansat dhe media.

Ndonëse nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e tyre, sjellja e tyre në rrjetet sociale duket se ka qenë e mjaftueshme për të bërë spekulime dhe thashetheme rreth një mundësie për ribashkim.

Ndryshe nga ndarjet e tjera të famshme, duket se ata po përpiqen të ruajnë një nivel të caktuar të privatësisë, ndaj edhe mungesa e deklaratave të hapura.

Megjithatë, pritet që ndjekësit dhe media të mbajnë vazhdimisht nën vëzhgim çdo hap të tyre në të ardhmen, duke shpresuar për detaje më të mëdha rreth kësaj historie dashurie.

Ndërkohë, fansat mbeten në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen për këtë çift të njohur në skenën e showbizit.

Shiko foton:

Screenshot

Nga Rubrika