Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni ka folur gjatë emisionit “MeKast” për takimin që kishte pasur me nënën e Bardhit, për të cilën kishte shkuar për vizitë në Kumanovë.
Fotografia që kishte bërë pas takimit me nënën e partnerit të saj, kishte bërë bujë në mediet e shtypit rozë, të cilën e kishte publikuar në Instagram.
“Në momentin kur kam shkuar atje dhe kam gjetur nënën e Bardhit që sapo kishte ardhur nga spitali, ishte akoma me atë gjendjen me [leukoplaste] ende tek krahët dhe me krahët hapur duke qarë, ishte moment shumë emocional ishte edhe motra e tij po ashtu edhe vëllai”, tregoi Sara në një intervistë me Megi Pojanin.
Modelja shqiptare, madje bëri të ditur se ajo ishte vajza e parë që Bardhi ka prezantuar tek familja e tij.
“Më ka thënë vetë Bardhi.
Përpara se të dilte nëna e tij tek dera, unë dhe Bardhi ishim në makinë pastaj u kthye dhe më tha: ‘Je vajza e parë që unë e çojë në shtëpi tek nëna’”, deklaroi Sara e emocionuar.
Lidhja e Bardhi dhe e Sarës në këtë sezon në BBVA, ka qenë ndër më të komentuarat në këtë format.