E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Shoqja e ngushtë e banores së BBV bën deklaratën e papritur për Meritonin: Kemi qenë…

Meriton Mjekiqi është kthyer në një nga banorët më të komentuar të BBV3, kryesisht prej raporteve me vajzat në shtëpi e specifikisht me Ilnisën.

Lidhur me këtë ka folur dhe shoqja e ngushtë e Erjola Docit, ish-konkurente e She’s On Top, Juena Pirra.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Juena u shpreh se beson se Meritoni po luan me raportin e krijuar me Ilnisën në shtëpi dhe se ajo është natyra e tij e vërtetë.

Ajo shtoi gjithashtu në mënyrë indirekte se Meritoni ka flirtuar edhe me të, kur kanë qenë në një tavolinë së bashku me një grup miqsh.

“Djalë flirtues. Meritonin e njoh pak a shumë nga jashtë shtëpisë. Është djalë shumë i mirë, i dashur, por e ka këtë tipin flirtues me femrat që e rrethojnë. Përsa i përket brenda me Ilnisën, nuk e di.

Unë e njoh nga jashtë. Ka qenë marrëdhënie shoqërore. Jemi ulur në një tavolinë të përbashkët, por prapë e ka atë natyrë flirtuese. Ashtu më është dukur” – ka thënë Juena.

Nga Rubrika