E diel, 5 Janar, 2025
1.8 C
Pristina

Shqiptarët përballen me tri sfida kryesore: çmimet e larta, pagat dhe pensionet

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta.

RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në Rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj: inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave. Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta.

Siç tregojnë të dhënat nga tabela, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të Rajonit. Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit. Kjo tregon një realitet të veçantë, ku shqetësimet e lidhura me jetesën e përditshme janë theksuar më tepër se problemet e punësimit.

Në krahasim me Rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%. Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt, duke treguar se shqiptarët mund të ndihen më të besueshëm në sistemin e tyre të drejtësisë.

Një aspekt tjetër interesant është çmimi i karburanteve, i cili është më i lartë në Shqipëri se në rajon. Sidoqoftë, për shqiptarët çmimet e karburanteve duket se janë më pak shqetësuese. Së paku në Kosovë, çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, nga të cilat 29 për qind e qytetarëve atje i konsideronin çmimet problematike, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind. Kjo sugjerohet një nivel të ndryshëm të perceptimit në lidhje me çmimet dhe inflacionin.

Papunësia gjithashtu duket të jetë një çështje që shqiptarët e shohin ndryshe në krahasim me qytetarët e tjerë të rajonit, me vetëm 31 për qind e shqiptarëve që e shohin atë si një problem, përkundrejt 36% që ishte mesatarja Rajonale. Kjo mund të nënkuptojë se tregu i punës në Shqipëri ka filluar të stabilizohet, edhe pse ende ka shumë sfida që duhet përballuar.

Qytetarët kanë nevojë për politika më efektive që të adresojnë këto çështje, veçanërisht përsa i përket pagave dhe pensioneve, që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës. Ka një kërkesë të lartë për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e pagave, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të mirë. Politika fiskale dhe sociale duhet të jenë më të orientuara drejt ndihmës për ata që e kanë më shumë nevojë.

Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje. Një qasje më sistematike dhe inovative është thelbësore për të arritur një stabilitet më të madh ekonomik dhe social në rajon.

PROMO

Nga Rubrika