Web Analytics

Si rrallë herë djali i saj bëhet pjesë e një dalje televizive, Grida Duma përlotet nga fjalët e të birit!

Botuar nga: InfoKosova

Grida Duma, me përfshirjen në televizion dhe lënien në “plan të dytë” të politikës, është shëndrruar në një prej personzheve më të dashur për publikun shqiptar, teksa bëhet shpesh virale me intervistat e saj apo bisedat në emisione të ndryshme, ndërsa së fundmi kemi parë edhe një anë tjetër të moderatores, atë që emocionohet dhe preket nga fjalët e dashurisë.

Në fakt, Grida jetën personale e mban shumë personale, duke mos komentuar as aludimet për ndonjë histori të mundshme të saj, por sidomos marrëdhënien me të birin, që e ka me ish-bashkëshortin, ndërsa së fundmi, si rrallë herë ai është bërë pjesë e një prej daljeve të saj në televizion, por nëpërmjet një letre.

E ftuar në programin “Sol”“Klan Kosova” Duma është surprizuar nga një letër nga djali, i cili tashmë ka nisur rrugëtimin në universitet dhe me fjalë mjaft të bukura, i shkruan kështu:

“Maj E di shumë mirë që as unë, as ti nuk jemi njerëz surprizash. Por me shkuarjen time në universitet dhe rritjen e punëve që ke këto kohë, gjej rastin të të rrëfej disa të vërteta midis nesh që tashmë janë ndjerë, por që thjesht nuk gjetën kohën të thuhen. Nuk e mendoja që diskutimet tona për jetën, ato netë të vona, do të më ndihmonin të njihja botën ashtu si e njoh tani. Nuk e mendoja më parë që vazhdimi i studimeve të mia në këtë vend të huaj do të më ekspozonte ndaj kaq shumë diturive.

Nuk pretendoja asnjëherë që instistimet e tua nga më të voglat tek më të mëdhatë dhe të qenit ‘gentleman’, do të ndihmonin të jetoja, dashuroja, në kuptimin e plotë të fjalës. Me të gjitha këto kosto dhe investime për mua jam ndjerë shumë i mbrojtur nga rreziqet dhe pisllëqet e botës së vërtetë.

ndjej veten të fortë dhe me kapacitet për t’ja dalë në çdo kuptim. Tani po njoh realitetin që ke kaluar në fëmijëri dhe ato që ke ndjerë. Nuk të kam njohur duke u rritur, nuk të kam parë as adoleshente, por të njoh tani më mirë se kurrë. Ti je një njeri i madh, i gjerë, i dashur dhe që sakrifikon për ata që i do më shumë se për veten.

E ndiej që po bëhem ai burri me një grua të fuqishme nga pas tij. Do të jem me ty dhe do të suportoj gjithmonë.”

Letër kjo që e ka përlotur Gridën, ndërsa ndjekësit e saj e përgëzojnë si për ndjesitë që përcjell, ashtu edhe për mënyrën se si ka mësuar të birin të shprehet.

Shiko videon:

Të FUNDIT