Web Analytics

Si u ‘shthurën’ mbrëmë banorët e BBVA

Botuar nga: InfoKosova

Si u ‘shthurën’ mbrëmë banorët/ Luizi bën striptizëm mbi Ronaldon e shtrirë.

Nesër është finalja e madhe e këtij edicioni të “Big Brother VIP” dhe pritet që të ketë shumë surpriza dhe emocione të forta.

Të gjithë po presin se kush do të shpallet fituesi i këtij edicioni, por jo vetëm kaq.

Kësaj radhe publiku po pret me padurim që të shohë edhe ceremoninë e Luiz Ejllit me Kiara Titon, të cilët do t’i japin fund beqarisë.

E teksa jashtë po bëhen përgatitjet për dasmën, Vëllai i Madh mbrëmë organizoi një festë beqarie për këngëtarin.

Ky i fundit festoi me 3 finalistët e tjerë si dhe me disa nga ish-banorët e BB VIP që rihynë në shtëpi vetëm për festën.

Gjithashtu në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Vëllai i Madh kishte dërguar edhe disa striptiste, të cilat krijuan momente mjaft të ‘nxehta’.

Ndërkohë Luizi duket se e ka shijuar festën e tij dhe herë pas here ka harruar edhe kamerat.

Në një moment, këngëtari ka nisur duke bërë striptizëm mbi Ronaldon, i cili ishte i shtrirë në tokë.

Shiko videon:

Të FUNDIT