Web Analytics

“S’më njeh njeri këtu!”, Heidi habit me deklaratën, çfarë po mundohet të thotë?

Heidi, një prej pjesëmarrëseve në “Big Brother VIP3”, ka përjetuar disa momente të vështira në shtëpi, duke patur sulme të vazhdueshme nga disa prej lojtareve të tjerë.

Megjithatë, gjatë një bisede me Graciano-n dhe Julin, ajo ka shfaqur një vështrim të thellë në perceptimin e saj për eksperiencën në lojë.

Heidi është shprehur se ndihet mirënjohëse për arritjet e saj deri në atë pikë të lojës, duke reflektuar mbi faktin se ndodhet përballë një situate të re, ku s’ka njohje të mjaftueshme dhe ndjenja e izolimit është e dukshme.

“Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë.

E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësim e madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit…”

Nga rubrika