Web Analytics

Takimi i së enjtes në Bruksel, Konjufca: Nuk e di pse është thirrur, ne po përgatitemi për sulme të reja nga Serbia

Botuar nga: InfoKosova

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar të mërkurën se nuk e di pse është thirrur takimi i së enjtes në Bruksel.

Kjo pasi siç ka thënë ai në një deklarim për media, negociatat me Serbinë fare nuk po funksionojnë.

Ndaj, Konjufca është shprehur se thirrja e një takimi tjetër në Bruksel është i pakuptimtë pa u ndëshkuar Serbia për veprimet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kryeparlamentari tutje ka thënë se mund të ketë sulme të reja në të ardhmen nga Serbia dhe se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur për një gjë të tillë.

“Nuk e di edhe pse është thirr ky takim në Bruksel. Ne nuk kemi kohë t’i dëgjojmë premtimet e kota të Vuqiçit se është paqësor, ne jemi duke u përgatitur si Republikë dhe si Polici e Kosovës, për sulme të ardhshme të mundshme. Ministri i Brendshëm dje tha se kanë informata që grupe po ushtrojnë në Serbi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pesë emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian.

Kështu konfirmuan nga Zyra e Kryeministrit për Telegrafin gjatë ditës, duke thënë po ashtu se “takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me pesë emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7”. /Telegrafi/

Të FUNDIT