Web Analytics

Qëllohet me armë zjarri një person derisa po lëvizte me veturë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, një person derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur .

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjete dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive. /Telegrafi/

Të FUNDIT