Web Analytics

“Ti je Benet Beci im”, Tan Brahimi dhe Eduart Grishaj ironizojnë Luizin

Botuar nga: InfoKosova

Disa ditë më parë, Luiz Ejlli në një rrëfim të ndjerë për jetën e tij, deklaroi se Benet Beci ishte një prej personave që i ishte mirënjohës.

Ky i fundit e kishte ndihmuar kur kishte pasur nevojë.

Por nga ana tjetër, Luiz është prezantuar si demokrat i flaktë.

Prandaj pas daljes së tij nga BBV, që korrespondoi në kohë fushate, të gjithë ishin kurioz për qëndrimin e Luizin dhe ky i fundit bëri ditën e djeshme lëvizjen e parë politike.

Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram e më shfaqet me Benet Becin në fushatë.

Pas këtyre lëvizjeve, ka qenë aktori Tan Brahimi i cili e ka ironizuar qëndrimin e Luizit.

Tani ka publikuar një video ku falenderon Eduart Grishajn për mbështetjen dhe zgjedh ta quaj:

“Eduart Grishaj është Benet Beci im”, thote ai, kjo video është shpërndarë edhe nga Eduarti ku shkruan:

“Herën tjetër do kandidoj unë”./albeu/

Shiko foton:

Të FUNDIT