Web Analytics

U martua në fshehtësi, kjo bukuroshe është bashkëshortja e Ardian Bujupit?

Botuar nga: InfoKosova

Disa muaj më parë u raportua se këngëtari Ardian Bujupi u martua në fshehtësi.

U bë e ditur se artisti shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Lidhja misterioze e Ardian Bujupit ka qenë më të spekuluarat në shtypin rozë, por tani më në fund është zbuluar identiteti i bashkëshortes së tij.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se gruaja e artistit shqiptar është në fakt bukuroshja e cila quhet Fjolla.

Ajo është një influencuese e zëshme në TikTok, ku poston vazhdimisht video të shumta për jetën e saj të përditshme.

Por, një detaj në njërën prej videove, zbulon se ajo në fakt është gruaja misterioze e Ardian Bujupit.

Ishte një tapet i veçantë, që është pikasur edhe në njërën prej videove që ka postuar edhe vetë këngëtari Bujupi në TikTok.

Me aq sa është vërejtur, videot janë xhiruar në të njëjtin apartament. /Telegrafi/

Shiko foton:

Të FUNDIT