Web Analytics

“U ndava 3 javë para se të futesha në BBV”, ç’ndodhi mes Jorit dhe këngëtarit të famshëm italian?

Botuar nga: InfoKosova

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Jori Delli ka folur edhe për lidhjet e saj të famshme të dashurisë me persona të njohur, apo ngacmimet nga VIP-a si Cristiano Ronaldo.

Romanca e saj e fundit, siç tregon vetë Jori, kishte përfunduar vetëm 3 javë para se të merrte pjesë në “Big Brother”.

Por arsyeja e ndarjes nuk kishte qenë ky format, pasi Jori ende s’kishte qenë në dijeni dhe s’kishte marrë ende një ftesë.

E kemi fjalën për lidhjen me këngëtarin e njohur italian, Fred De Palma.

Pas ndarjes, Jori gëzon respekt maksimal për të, siç tregon në “Top Albania Radio”.

U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”. Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes.

E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë. Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes. U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.

Mashkulli ideal i Jorit cili është?

Më pëlqejnë meshkujt ezmer, bjondët nuk më pëlqejnë fare, as sy bojëqiellët. Baby face nuk më pëlqejnë gjithashtu.

Kam kërkesa, komente, mesazhe por nuk dua fare të fokusohem tek kjo gjë. Mbase nga shtatori e mendoj.

Sa dola nga “BBV” e thashë që nuk dua të krijoj lidhje, kam pak kohë që jam ndarë, dua të rri vetëm dhe me shoqërinë time.

Të FUNDIT