Web Analytics

U përfol se janë në lidhje, Gania besason me deklaraten: Unë Brikenën e dua shumë…

Botuar nga: InfoKosova

Gani Germia ishte mysafiri i mbrëmjes së të hënës në emisionin “LIBERO” i cili bisedën e realizoi duke folur për shumë dimensione të jetës së tij, përfshirë dhe atë sentimentale.

Emri i tij dhe i Brikenës ka qarkulluar shumë në portale me aludimet se dyshja kanë lidhje dashurie së bashku, por Ganiu i dha fund dyshimeve duke deklaruar se raporti i tyre është vetëm miqësi e pastër.

“…Jam shumë mirënjohës që e kam njohur Brikenën pasi që kur kam dalë jashtë kam kuptuar se në çdo emision ka ngritur zërin duke më mbrojtur dhe jam i gatshëm që çdo gëzim apo hidhërim të Brikenës dhe familjes së saj do ta përjetojmë bashkë…

Unë Brikenën e dua shumë por e kam shoqe dhe jam shumë i lumtur që me të kemi një raport shoqëror të pastër…”, shtoi ai.

Vlen të ceket se Ganiu u shpreh i zhgënjyer prej banorëve të BBVK duke i konsideruar si persona që bëjnë gjithçka për para, madje sipas tij arrijnë të prekin edhe në dhimbje.

Të FUNDIT