Web Analytics

U tha se ka konflikt e do largohet nga Top Chanel, reagon Arbana Osmani!

Botuar nga: InfoKosova

Pavarësisht se bëhet shpesh pjesë e polemikave, vetë Arbana Osmani mundohet t’i shmangë ato.

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana.

U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj, sipas atyre që qarkullon në media, reality-show mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Kur rrjeti po zien mbi këtë lajm dhe ka nisur pyetja “Kush do e zëvendësojë Arbanën”, kjo e fundit ka reaguar indirekt dhe me stil, siç ajo di ndaj këtyre lajmeve.

Arbana ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke pirë kafe dhe jo kafe dosido, por Lori Caffe, që është në pronësi të Lori Hoxhës.

Një veprim që nuk besojmë se ka ardhur rastësisht nga Arbana në këtë vorbull lajmesh.

Mesazh i fshehtë për ata që kuptojnë…/Class/

Shiko foton:

Të FUNDIT