Web Analytics

Vesa flet për jetën larg skenës: Zelanda më dha qetësinë, por më mori frymëzimin

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe është kthyer së fundmi për pushime me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta, nga Zelanda e Re për disa ditë pushimi në Shqipëri.

Ajo ka qenë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka folur për jetën e saj të re në Zelandë.

Këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” ka folur hapur publikisht për katër vitet e fundit të jetës, për lidhjen e fortë me Big Bastën dhe sa inkurajues dhe shok i mirë ka qenë ai për të në rrugëtimin e tyre bashkëshortor.

Ajo i ka treguar Mira Kazhanit se si jeta në një vend përrallash i ndryshoi asaj humorin. I dha qetësinë, por i mori frymëzimin.

“Nuk kam më frymëzim”, u shpreh këngëtarja nga Prishtina.“Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës (të cilën e ka psikologe) dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi ajo.

Luma u shpreh se e kupton se Instagrami, shpesh është një spektakël fotografish të lumtura, të bukura, por që na gënjejnë për lumturinë e të tjerëve.

Të FUNDIT