Web Analytics

Vidhnin derivate nga eskavatorët që ishin në rrugë, policia arreston katër persona në Podujevë

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për vjedhje në Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se personat e dyshuar kanë marrë derivate nga disa eskavatorë, që ishin duke kryer punime.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje.

Rasti ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivateve”, njoftoi Ahmeti.

Tutje, ajo tha se personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje. /Telegrafi/

Të FUNDIT