Web Analytics

Ymeri: Ekipi Menaxhues nuk mund të funksionojë i pavarur nga Qeveria

Botuar nga: InfoKosova

Ish-kreu i VV-së, aktualisht opinionist dhe drejtues instituti, Visar Ymeri, ka thënë se Ekipi Menaxhues për themelimin e Draftit të Statutit të Asociacionit nuk mund të funksionojë si i pavarur.

Këto deklarime i bëri në paraqitjen e radhës në RTV Dukagjini, ndërsa pohoi që nëse përbërja e këtij ekipi ka refuzuar të takohet me ministrin përgjegjës për këtë çështje, atëherë është shkelje e rëndë, përcjell lajmi.

Këtu ai komentoi edhe deklaratën e Abdixhikut kundër këtij dokumenti, duke thënë se është mirë që po shtohen zërat kundër një Drafti që cenon sovranitetin.

“Ky ekip (Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe) nuk mundet assesi të funksionojë absolutisht i pavarur nga Qeveria e Kosovës dhe nëse ky ekip, kushdo qoftë përbërja e tij, ka refuzuar të takohet me ministrin përgjegjës për këtë çështje që përmendet dhe në marrëveshje, kjo për mua është shkelje e rëndë”, ka thënë ndër tjerash Ymeri.

Të FUNDIT