Nëse themi Big Brother Albania, Arbana Osmani është emri i parë që ne e lidhin me këtë format.
Tashmë larg ekranit, moderatorja ka thyer heshtjen disa mujore, dhe sot flet për të gjitha.
Që nga Big Brother, raporti që ka me drejtuesit e Top Medias, për biznesin e saj, për të ardhmen dhe për lajmet për konkurentët e Big-ut, më saktë për Luzi Ejllin.
Në podcastin me Mira Kazhanin, Osmani flet për të gjitha dhe pa arra në gojë.
Sepse siç thotë ajo, nuk i pëlqen të bëjë asgjë përgjysmë në jetën e saj.
E pyetur pse nuk është ajo edhe në këtë edicion të BBV, Osmani e sqaron se vendimi lidhet me jetën e saj.
”Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe.
Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite.
Kam bërë programe të tjera për shumë vite”.
E vërtetë apo thashethem, Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për Big Brother Albania?
”Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër.
Paratë nuk janë kurrë në zemrën time”,-tha Osmani.
Një pyetje që ngjall interes në intervistë është nëse Arbana do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel.
“Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Një tjetër lajm i madh që ka qarkulluar, është edhe që ajo së bashku me Luiz Ejllin dhe me Eduartin, do të prezantojnë Big Brother Kosova Vip 3? ”Unë po jetoj të tashmen.
Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë”,-tha më tej Arbana.
Në përfundim, Arbana sqaron pozicionin e saj për të jetuar të tashmen dhe të bërë atë që e bën të ndihet e përmbushur, një mesazh që ajo shpreson të frymëzojë edhe të tjerët që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre.
Shiko videon e plote: