Tayna dhe Loredana, kanë zbuluar bashkëpunimin e tyre të ri për këngën e titulluar “NA 2”.
Tayna dhe Loredana, të dyja shumë të pëlqyera nga publiku për stilin e tyre unik dhe energjinë e jashtëzakonshme që sjellin në skenë, kanë kombinuar forcën e tyre për të krijuar një këngë që pritet të bëjë bujë në çdo festë dhe në çdo listë të muzikës.
Por, që në rrjet tashmë ka filluar të diskutohet se kjo këngë është një ‘diss’ nga Loredana për ish të dashurin e saj reperin Mozzik.
Ajo në këtë këngë thotë se ‘femnen që e ki prej meje e ki’.
Ndërsa e dashura e tanishme e Mozzik kishte pëlqyer fotot e Loredanës sa ishte bashkë me reperin.
Tutja, Loredana thotë se “Stilin që e ki prej meje e ki”, gjë që ka nxitur dyshime se mund të jetë një kunj për Mozzikun.
Edhe Tayna në një pjesë të këngës thotë “Fanse e kam pas, tash ty të pëlqejka”./Insajderi/
Shiko videon:
@alb.funny.official Loredana diss Mozzik😳 #fyp #foryoupage #loredana #tayna #mozzik #albania