Françeska Murati, ish-banore e reality show-t shumë të ndjekur, ‘Big Brother VIP Albania’, është ndër personazhet që tregon shumë pak për jetën e saj private në rrjetet sociale.
Pavarësisht famës që ka fituar pas daljes nga ky format televiziv, Françeska gjithmonë ka mbajtur një profil të ulët sa i përket aspekteve të përditshmërisë dhe familjes së saj, duke respektuar kështu privatësinë e tyre.
Pas përfundimit të aventurës së saj në ‘Big Brother VIP’, ajo ka zgjedhur t’i përkushtohet më shumë kohës me njerëzit e saj më të dashur – djalin dhe bashkëshortin e saj.
Ndërsa për publikun, ajo vazhdon të jetë një figurë shumë e dashur, fansat shpesh mbeten kuriozë për jetën e saj personale, sidomos për partnerin e saj, të cilin ajo ka zgjedhur ta mbajë larg syrit të mediave dhe publikut.
Megjithatë, së fundmi, Françeska ka vendosur të ndajnë një moment të veçantë nga jeta e saj familjare me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo publikoi një foto të ëmbël në përqafimin e partnerit të saj, një imazh që pasqyron harmoni dhe dashuri të madhe mes tyre. Ky postim i ka surprizuar ndjekësit e saj, të cilët janë mësuar ta shohin Françeskën duke ruajtur një distancë të kujdesshme kur bëhet fjalë për jetën e saj sentimentale.
Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Françeska i ka dedikuar fjalë të ëmbla dhe të thella lidhjes së saj me partnerin, duke theksuar se për të dhe familjen e saj, prioriteti më i madh ka qenë gjithmonë lumturia dhe harmonia.
Ajo u shpreh: “Ku ka dashuri ka gjithmonë harmoni, për ne gjithmonë prioritet është familja jonë dhe lumturia për njëri-tjetrin.” Këto fjalë të ndjera kanë rrëmbyer zemrat e ndjekësve, të cilët e vlerësuan për sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj familjes.
Françeska gjithmonë ka qenë një mbrojtëse e privatësisë, sidomos kur bëhet fjalë për partnerin e saj, dhe kjo foto është një nga rastet e rralla kur ajo zgjedh të ndajë diçka më personale nga marrëdhënia e tyre.
Shiko foton: