Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë të një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për ngushëllime.
Përmes këtij shkrimi ajo u shpreh se ia kanë bërë më të lehtë përcjelljen e nënës.
“Ne pamundesi që t’ ju pergjigjem secilit veç e veç! Faleminderit të gjithë miqve, të afërmve, kolegëve, të njohurve e të panjohurve!
Familjarëve, gjakut, e shqiptarëve. Faleminderit që ma bëtë më të lehtë këtë përcjellje të më të shtrejtes time NANËS. Do mbeteni kujdesa e mirësisë në jetë të jetëve për mua dhe familjen time”, shkroi këngëtarja.
Shiko foton: