E enjte, 10 Tetor, 2024
16.2 C
Pristina

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me Ylli Limanin dhe Ervin Matën.

“Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film 2 Gisht Mjaltë me Ermalin, apo me serialin me Romeon.

Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera.

Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra.

Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra.

Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi.

Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe.

Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët.

Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta.

Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia”, tha Elvana tek Ndryshe në TCH/dritare

Nga Rubrika