E hënë, 12 Maj, 2025
13.1 C
Pristina

Kjo është bashkëshortja që u ther nga burri i saj në Prishtinë, i cili më pas u gjet pa shenja jete!

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Sinjali raportoi ekskluzivisht për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është pla*gosur me thi*kë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Sinjali mëson se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është the*rur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Burimet tona konfirmojnë se e lënduara është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, kati i gjashtë, hyrja 18. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen.

Të gjitha njësitë relevante policore dhe hetimore ndodhen në të dy lokacionet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila dyshohet se përfshin dhunë në marrëdhënie intime dhe përfundon me vetëvrasje./Sinjali/

PROMO

Nga Rubrika